500 tonë tritol, shpërthim i fuqishëm trondit Kazakistanin (VIDEO)

Të paktën 5 ushtarë kanë mbetur të vdekur pas një seri shpërthimesh në një depo me municion në Kazakistan. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Nurlan Yermekbayev.

Ai ka thënë për mediat se ushtarët u vranë teksa po përpiqeshin të vendosnin në kontroll situatën. Gjithashtu ka raportime për disa të zhdukur.

“Ne nuk përjashtojmë mundësinë e shkaqeve të ndryshme. Kjo mund të jetë një çështje e rregulloreve të sigurisë, një shpërthim spontan të zjarrit ose një reaksion kimik. As zjarrvënia dhe sabotimi nuk përjashtohen”, theksoi ministri.

Shpërthimi në Taraz ndodhi më 26 gusht dhe Ministria e Mbrojtjes njoftoi se një zjarr kishte shpërthyer më parë në një magazinë ushtarake.

Sipas informacionit të zyrtarëve, më shumë se 500 tonë TNT u vendosën në magazinën ku ndodhi shpërthimi. Përveç katër ushtarëve të vrarë, të paktën 90 të tjerë u plagosën.

Duke pasur parasysh rrezikun e shpërthimeve të mundshme të reja, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e 1,200 banorëve që jetojnë pranë magazinës dhe ata tani janë vendosur në shkollat në Taraz.

Pas kapjes së kësaj sasie të madhe droge, policia malazeze kreu disa operacione kërkimi në zona të ndryshme të vendit duke sekuestruar edhe atje drogë e armë, megjithatë ky është informacion që rrjedh nga mediat lokale dhe jo zyrtarisht nga policia.

 

 

 


Shtuar 27.08.2021 12:56