E konkurron bindshëm, kjo është vajza bukuroshe e bashkëshortit të Zaiminës (FOTO LAJM)

Zaimina Vasjari dhe partneri i saj Klodiani janë prindër të një vajze 4 vjeçare Khloe.

Por Khloe nuk është vajza e vetme e Klodianit, pasi ky i fundit ka edhe dy bija të tjera nga një marrëdhënie e mëparshme.

Zaimina ka treguar gjithmonë në rrjetet sociale se gëzon një raport shumë të mirë me vajzat e bashkëshortit, Jennifer dhe Kristel Asllani. Madje këtë verë ato kanë kaluar edhe disa pushime bashkë ku kanë publikuar foto nga jahti i babait.

Kristel festoi ditëlindjen e 16 pak ditë më parë, ndërkohë që Jennifer është më e madhe dhe mund të krahasohet me Zaiminën e njohur si një ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar.

Gjithsesi ky duket se është një aspekt që nuk i shqetëson fare vajzat pasi në çdo foto nuk mungojnë ta komplimentojnë njëra-tjetrën./albeu.com/


Shtuar 27.08.2021 12:59