50 deputetë iu vunë kundër, Meta: Mos u merrni me “shashka”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar sërish ditën e sotme për zgjedhjet e 25 prillit, teksa 50 deputetë kanë ndërmarrë nismën për shkarkimin e tij.

Meta shkruan se të gjithë duhet të përqendrohen në mbylljen e procesit zgjedhor, e sipas tij asgjë nuk ka përfunduar.

Më tej, Meta shprehet se duhet të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin  e votës së fundit.

“Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar! Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese  e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore! “- shkruan Presidentit.

Prej ditësh, Partia Socialiste ka iniciuar procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, teksa sipas tyre kanë bërë shkelje të rëndë gjatë dhe para procesit zgjedhor.


Shtuar 3.05.2021 12:19