Zëvendës ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Përdëndimor, Alexandër Kasanof ka mbërritur sot në Tiranë pasi do të marrë pjesë në aktivitetin që do të organizohet nesër me rastin e 5-vjetorit të themelimit të SPAK.
Sipas informacioneve, Kasanof do të mbajë një fjalim si përfaqësues i SHBA-ve, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.
Bëhet me dije se vizitën e parë Kasanof e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Europian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.