Detaje të reja dalin në dritë ditë pas dite nga vrasja e vogëlushës Elena Del Pozzo nga nëna e saj, Martina Patti.
Babai i 5-vjeçares, Alessandro ka folur për herë të parë, duke shprehur qartë se është i shkatërruar nga humbja e së bijës.
“I kisha premtuar gjithmonë vajzës sime se do ta mbroja si çdo baba i mirë. Do të jap jetën në vend të saj, i kërkova Zotit, por ai nuk pranon zëvendësime. Kurrë nuk e kisha menduar që duhet ta mbroja nga e ëma”, ka thënë Alessandro.
“Martina është një përbindësh që nuk e meritonte një vajzë si Elena, e veçantë dhe unike në gjithçka! Elena jeton! Çdo ditë! Brenda zemrës sime. …”, ka shtuar më tej ai.
Alessandro ka treguar gjithashtu se Martina i fliste keq vajzës për të atin dhe kur e kuptoi se nuk mund t’ia dilte, vendosi ta vriste vogëlushen.
Mediat italiane raportojnë se ai ka thënë se vrasja ishte e planifikuar, pasi Martina e kishte marrë vajzën nga kopshti një orë më parë.
“Ajo nuk u pendua as që vrau vajzën e vogël! Përkundrazi e futi Elenën në thasë plehrash, e varrosi, shpiku një rrëmbim duke krijuar një alibi dhe goditi makinën e saj për të shpikur një sulm! 24 orë gënjeshtra”, ka thënë ai.
“Elena kishte gjithë jetën përpara dhe kaq shumë synime për të arritur”, e mbyll Alessandro fjalën e tij, duke shpreur qartë pikëllimin e madh.