5 shenjat e zodiakut që duan të kontrollojnë gjithçka

Disa persona nuk mund te bëjnë një jete te qete nëse nuk kane kontroll mbi gjithçka. Zbuloni kujt shenje astrologjike i përkasin.

Dashi

Personat e shenjës se dashit nuk e pranojnë asnjëherë qe janë xheloze, por gjaku i tyre vlon sa here qe ndihen se nuk e kane nen kontroll situatën. Ata janë shume kërkues ndaj te tjerëve, por edhe ndaj vetes. Gjithmonë duan t’i çojnë deri ne fund projektet, nuk duan qe dikush t’i quaje te paafte për diçka, t’i etiketoje si kokëfortë apo me mungese kuraje. Kjo është edhe arsyeja pse ne çdo momente kontrollojnë veten dhe çdo gjë tjetër.

Akrepi

Personat e shenjës se akrepit janë një nder me posesivet, me xhelozet dhe me kontrolluesit. Ata bëjnë te pamundurën për t’u treguar gjakftohte dhe nuk e tregojnë çfarë ndiejnë ne te vërtetë, por ne fakt brenda vetes përjetojnë një uragan te vërtetë. Duke dashur te kenë gjithçka nen kontroll ata adhurojnë edhe te ja[in urdhra dhe te kërkojnë qe gjithçka te behet ashtu si ata dëshirojnë. Me personat e kësaj shenje komunikimi dhe rënia dakord nuk është shume e lehte. Egoja mbizotëron mbi thjeshtësinë dhe duan ne çdo moment qe te tjerët te kenë te njëjtin vizion si ata mbi gjerat.

Virgjëresha

Personat e shenjës se virgjëreshës ne përgjithësi janë praktike, te matur dhe reflektues. Ata janë shume te vëmendshëm ndaj detajeve dhe duan ta kenë gjithmonë gjithçka nen kontroll. Nuk e teprojnë asnjëherë, por gjithsesi janë nder me te kujdesshim për çdo gjë.

Bricjapi

Marrja e gjerave shume seriozisht dhe përzgjedhja e mjeteve për te kontrolluar gjithçka përreth është një nga karakteristikat qe i veçon bricjapet. Ata janë edhe xheloze, por dine ta fshehin atë dhe nuk bëhen te rrezikshëm. Bricjapet nuk ecin asnjëherë me instinkte te paarsyeshme, por hedhin hapa te mirëmenduara për te pasur gjithmonë çdo gjë nen kontroll.

Luani

Luanët janë ata qe duan te jene gjithmonë te jene te paret ne gjithçka. Për këtë ata edhe mund te gënjejnë, te manipulojnë dhe te tregohen hipokrite. Kontrollin e çdo fushe duan ta kenë gjithmonë ata ne dore sepse as nuk i besojnë dikujt tjetër.


Shtuar 6.01.2023 10:29