Me siguri ju ka ndodhur që të keni gatuar një pjatë plot dashuri dhe në fund ta teproni me sasinë e kripës. Kjo është një situatë e pakëndshme e cila mund të rrezikojë që familjen tuaj ta lini pa ngrënë. Por çdo gjë e ka një zgjidhje. Ne po ju tregojmë disa mënyra si të largoni tepricën e kripës nga gjella.
1- Në tenxheren ku keni hedhur përbërësit fusni një kokërr patate. Lëreni të qëndrojë e zhytur për rreth 20 minuta dhe kripa e tepruar do të jetë larguar.
2- Brumi është një mënyrë përsëri shumë e mirë. Bëni tre topa brumi dhe futini në enën ku po gatuani. Lërini aty deri para se të shërbeni pjatën.
3- Shtoni masën. Nëse përgatisni një masë tjetër kjo do e bënte ushqimin të neutralizohej nga sasia e kripës.
4- Shtoni një qepë të pa përpunuar. Nëse në familjen tuaj konsumohet qepa, atëherë do e keni shumë të thjeshtë heqjen e kripës. Mjafton të lini një kokërr qepë për 5 minuta në enë dhe çdo grimcë e tepruar kripe do të largohet.
5- Shtoni qumësht. Qumështi jo vetëm do të neutralizojë kripën por edhe do të përmirësojë shijen.