47% e gjermanë refuzojnë strehimin e afganëve

Një sondazh ka treguar se gjermanët janë të ndarë në lidhje me dhënien e azilit një numri të madh të afganëve që kanë ikur nga vendi i tyre për të shpëtuar nga talebanët.

Rreth 47% e të anketuarve javën e kaluar nga YouGov kundërshtuan pritjen e një numri të madh refugjatësh afganë në Gjermani.

Vetëm 22% e gjermanëve mbështesin pritjen e një numri të madh refugjatësh afganë, edhe nëse vendet e tjera evropiane nuk bëjnë të njëjtën gjë.

Gjatë një takimi të martën e kaluar, ministrat e Punëve të Brendshme të BE dështuan të miratojnë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.

Vende të tilla si Austria, Republika Çeke dhe Danimarka këmbëngulën që personat e zhvendosur dhe refugjatët nga Afganistani duhet të marrin ndihmë nga vendet fqinje dhe jo nga Evropa./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 08:56