Policia ka vënë në pranga një 42-vjeçar në Bulqizë i cili theu urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Kreu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas theu urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe ka shkuar në banesë duke ushtruar dhunë psikologjike dhe kanosur për jetën bashkëshorten.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com