400 mijë eurot e vjedhura në shtëpinë e ish-zyrtares së kryeministrisë, Balluku: S’më del koha për këto lajme…

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një konference për mediet ditën e sotme u pyet për eurot e vjedhura nga Rozeta Dobi dhe djali i saj në shtëpinë e ish-zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi.

Ajo tha se është shumë e zënë dhe ka pak kohë për fëmijët e saj, dhe se nuk merret me këto lajme. Balluku thotë se nuk e njeh personin në fjalë, ndërsa shtoi se i bën thirrje drejtësisë të veprojë.

“Jam shumë e zënë dhe me del pak kohë të shikoj fëmijët e mi e jo më lajme e të di kush është ish-shefja e paraardhësit tim… Dua t’ju kujtoj një fakt që PS dhe Rama janë iniciatorë dhe udhëheqësit të reformës në drejtësi. I bëjmë thirrje drejtësisë të bëjë punën e vet pa dëgjuar askënd”, tha ajo./Albeu.com.

 


Shtuar 9.01.2023 13:59