Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën nga COVID-19 katër persona dhe janë shënuar 45 raste pozitive.
Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se janë shëruar 298 persona, kurse numri i rasteve aktive është 2.928.
Gjithashtu në 24 orët e fundit, janë administruar 15.910 vaksina anti-COVID. Numri total i dozave të dhëna është 1.328.825./albeu.com