6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti. Instituti i stattistikave ka publikuar raportin i cili konfirmon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e numrit të turistëve është me gati 4% ose mbi 225 mijë vizitorë më tepër.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është mbi 1.8 milionë udhëtarë. Këto shifra konfirmojnë se turizmi edhe për këtë vit do mbetet një motor i fuqishëm për ecurinë ekonomike dhe punësimin në vend. Turistët vijnë kryesisht nga rajoni i Evropës në rreth 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.
Por kryesojnë turistet nga shtete të Evropës jugore ku përmendim Italianët,Spanjollët dhe Francezët.Kjo konfirmon se Shqipëria mbetet kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistë nga tregje të largëta si Amerika, Azia apo Afrika që edhe pse po japin një kontribut modest,mbeten në rritje.
Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.
Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.