38-vjeçari shqiptar “koka” e organizatës kriminale të kokainës, policia arreston 10 persona në Greqi, 9 të tjerë shpallen në kërkim

10 persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë jana shpallur në kërkim nga policia në Korfuz, pasi akuzohen se funksiononin si një organizatë kriminale për të trafikuar kokainë.

Drejtuesi i grupit kriminal dyshohet se ishin një shqiptar 38-vjeçar dhe një 45-vjeçare, ndaj të cilave është ngritur një kallëzim penal për krijimin, drejtimin dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e kokainës, raporton Protothema.

Për shkatërrimin e grupit kriminal operacioni i policisë zgjati për dy ditë, ndërsa policia vuri në pranga 5 shqiptarë dhe 5 grekë.

Mes të arrestuarve është edhe një polic veteran, i cili u arrestua në vitin 2020 për grabitje. Me hetimin e tyre njëmujor dhe metodik, policia verifikoi plotësisht aktivitetin e spirales.

Të bashkëakuzuar, për pjesëmarrje në organizatën kriminale, janë edhe 9 anëtarë të tjerë, mes tyre 3 të burgosur me role të ndryshme në të, transportues, grumbullues, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 26 persona të tjerë, të cilët kanë blerë lëndë narkotike nga anëtarët e organizata.

Drejtuesi me origjinë shqiptare ishte përgjegjës për gjetjen e sasive të kokainës, organizimin e bërthamës drejtuese si dhe delegimin e veprimeve tek anëtarët e tjerë duke u dhënë atyre udhëzime për trafikun e drogës.


Shtuar 12.01.2024 18:00