38-vjeçari konfliktohet me mjeken në Patos, thyen xhamin e qendrës shëndetësore

Policia e Fierit ka proceduar penalisht një 8-vjeçar pasi është konfliktuar me një mjeke që qendrën shëndetësore Dukat në Patos e më pas ka thyer xhamin e derës së kësaj qendre.

“Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e policisës./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 09:51