Një burrë 76-vjeçar, i cili ishte kryetari i familjes më të madhe në botë, ka vdekur.
Ziona Chana, nga India, kryetar i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.
Lajmi u konfirmua nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga. Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni./albeu.com