Një 54-vjeçar italian u gjobit shumë rëndë nga policia, pasi u konstatua se drejtonte makinën prej më shumë se 36-vitesh pa pasur asnjëherë patentë.
Burri, rezident në Calusco d’Adda, u ndalua nga policia gjatë një kontrolli rutinë dhe pasi u pa shkelja e rëndë që kishte bërë u dënua me 6 mijë euro gjobë.
Përveç, mungesës së patentës, policia konstatoi se 54-vjeçari nuk kishte as siguracion për Mercedezin e tij të zi./albeu.com/