Policia, përmes një njoftimi zyrtar, bën me dije se ditën e djeshme në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sëpatë), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.
Të lidhura
None found
Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”./albeu.com
