34-vjeçarja u vetëvra bashkë me djalin, qytetarja: Kishte pësuar krizë nervore, prindërit po e kërkonin para ngjarjes

Detaje të tjera janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku 34-vjeçarja Pamela Mërtiri u vetëvra bashkë me djalin e saj 1 vjeç, duke u hedhur nga kati i 5-të i një pallati.

Një qytetare që i njihte kanë treguar se Pamela jetonte në Tiranë, ishte farmaciste dhe një ditë më parë kishte shkuar në Vlorë bashkë me prindërit.

Ajo ishte ndarë nga bashkëshorti para disa muajsh dhe javët e fundit kishte pësuar kriza nervore.

Siç tregon dëshmitarja, mëngjesin e sotëm ishte larguar nga shtëpia e prindërve të saj të Vlorë për të kryer aktin e vetëvrasjes, ndërsa babai dhe nëna, duke e ditur gjendjen e saj mentale kishin dalë duke e kërkuar.

“Vajza ishte shumë e mirë. Jetonte në Tiranë bashkë me prindërit. Kishte një djalë dhe ishte e divorcuar prej 7-8 muajsh. I kishte kërkuar të ëmës të shkonin në Vlorë dhe erdhën këtu. E takova të ëmën dhe më tha se kam Pamelën sëmure, me krizë nervore. I thashë merri ilaçe mos e lër ashtu. Sot më trokiti në derë, po e kërkonin. Ka rreth një muaj që ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. U hodh në pallatin përballë për të mos ua lënë prindërve peng”, tha qytetarja./albeu.com

 

 

 


Shtuar 26.11.2021 13:49