“300 milion dollarë”, 10 ton kokainë bien në duart e ushtrisë! I përkisnin ekstremit të majtë

Ushtria kolumbiane ka sekuestruar një sasi rekord kokaine me vlerë marramendëse në treg.

Bëhet fjalë për 10 ton kokainë me vlerë 300 milionë dollarë.

Ministri i Mbrojtjes Diego Molano konfirmoi për mediat se kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar këtë vit. Sipas të dhënave, droga i përkiste Ushtrisë Cclirimtare Kombëtare (ELN), një fraksion luftarak ekstremist i majtë që Lufton kundër shtetit atje.

Ndërkaq, nga ana tjetër autoritetet kolumbiane shtuan se u shkatërruan edhe dy laboratorë në provincën e Narinos.

FARK akuzohet prej vitesh se siguron financime të aktiviteteve të saj nëpërmjet trafikut të drogës në kontinetin amerikano-latin./albeu.com/