30 vjet PS, Rama: Do të vazhdojmë përpjekjet që partia jonë të jetë më e mirë

Sot shënon 30 vjetori i themelimit të Partisë Socialiste. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë një urim për të gjithë ata që i kanë dhënë dhe po i japin PS-së.

Në postim Rama shkruan se do të vazhdojë përpjekjet që PS të bëhet më e mirë për të gjithë.

“MIRËMËNGJES

dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PSdiçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë

#30VJETPS


Shtuar 12.06.2021 08:08