Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një videomesazh të postuar në rrjetet e saj sociale, ka ngritur pikëpyetje mbi punën e komisionit të luftës kundër korrupsionit, duke i kujtuar shqiptarëve që mazhoranca socialiste është ajo që ka votuar ligjet me porosi.
Për këtë ajo ka sjellë shembullin e Ligjit të Prokurimeve Publike, që është shkruar në kundërshti me MSA dhe sugjerimet e BE.
Tabaku shprehet se deri më tani janë “3 tendera me përfitues Ministrinë e Brendshme,Portin e Durrësit po dhe Ministrinë e Drejtësisë që për ironi të fatit do drejtojë dhe luftën ndaj korrupsionit, janë nënshkruar 30 milionë euro pa garë dhe pa procedure” Sipas deputetes së PD, kjo mazhorancë që ka votuar me karton këto projektligje me porosi, nuk ka asnjë mundësi që të luftojë korrupsionin por bëhet vello e tij.
Deputetja e PD, Tabaku ka propozuar më herët një paketë anti-korrupsion të rrëzuar nga mazhoranca socialiste me votat e e saj duke pretenduar më pas ngritjen e një komisioni për luftën kundër krimit të organizuar.
Postimi plotë në rrjetet sociale:
Politika në fakt është ajo që bën , jo ajo që thua. Ndërkohë që i pashqetësuar vazhdon punën Komisionipër luftën ndaj korrupsionit në Parlament, në nivel qendror po fillon po zbatohet ligji i prokurimeve publike që u miratua pak kohë më parë. Ligji përvecse ishte në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ishte në shkelje të legjislacionit të BE se kishte një dispozitë e cila lejonte që mos të kishte garë për kontrata specifike, po këto të negocioheshin drejtëpërdrejtë me kompanitë,sot ai po bëhet fakt. Ndërkohë që flasim 3 tendera me përfitues Ministrinë e Brendshme,Portin e Durrësit po dhe Ministrinë e Drejtësisë që për ironi të fatit do drejtojë dhe luftën ndaj korrupsionit,janë nënshkruar 30 milionë euro pa garë dhe pa procedure.Ligji i prokurimeve publike është shembulli më tipik i ligjbërjes me porosi dhe këto deputetë kanë kaluar dhe kanë miratuar ligjin e prokurimit publik, që janë ulur dhe ky Komisioni i Posacëm i luftës ndaj korrupsionit,na tregojnë ne që do luftojnë korrupsionin? Ato që cdo ditë e thellojnë akoma dhe më shumë përfshirjen e tyre në afera korruptive?Ato që nuk kanë vullnetin politik dhe nuk e kanë pasur vullnetin politik për ta luftuar do ta gjejnë sot Komisionin ndërkohë që e shkelin cdo ditë ligjin në aktivitetin e tyre të përditshëm?