3-vjeçari ndërroi jetë në klinikën e Roland Xhaxhos, prokuoria merr në pyetje ekspertët mjeko-ligjor

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ekspertët mjeko-ligjorë që kryen ekspertizën e fëmijës 33-vjeçar që ndërroi jetë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho dhe vajzës së tij.

Mësohet se organi i akuzës po bën analizimin e provave dhe dëshmive per te vendosur riekspertim.

Vogëlushi ndërroi jetë në QSUT pasi u dërgua me urgjencë atje nga prindërit sepse kishte patur komplikacione të rënda pas trajtimit për disa orë me narkozë të përgjithshme në klinikën “Splended”, pjesë e Spitalit të Zemrës. Çështja ka kaluar në prokurori dhe po hetohet, ndërkohë që mjeku anestezist Roland Xhaxho u shpreh se kishte kryer të gjithë protokollin për trajtime të tilla.

 


Shtuar 11.11.2023 10:42