3 të vrarë në Deçan, reagon Rama: Meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vrasjen në Deçan të Kosovës ku u sulmua me armë zjarri një autobuz dhe u vranë 3 shtetas.

Kryeministri Rama ka reaguar rreth kësaj tragjedie të rëndë ku me anë të një postimi në Tëiter shkruan se “Jetët e marra nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë….”.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

“Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve. Ngushëllime vëllazërore familjeve të goditura në zemër nga humbja absurde. Kurajo e mbështetje institucioneve të Kosovës në këtë moment sfidues.” /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.11.2021 22:58