Bllokimi i Rinasit pas paaftësisë së deklaruar nga kontrollorët shkaktoi një situatë kaosi në vend që coi në arrestimin e 3 kontrollorëve të akuzuar si organizatorë.
Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve të arrestuar ka deklaruar se të akuzuarit janë në gjendje të rënduar psikologjike. Ai bën të ditur nuk ka pasur ndikim politik, por kjo çështje u bë e tillë vetëm pasi ndodhi.
Avokati thotë se ka një ngërç tek Prokuroria, pasi akuzon vetëm 3 kontrollorë si organizatorë, por jo ekzekutorët e tjerë që nënshkruan gjithashtu deklaratën e paaftësisë për punë si kontrollorë.
PYETJA: Komunikimet në Whatsupp?
AVOKATI: Prokuroria pretendon se ka tentativë të organizuar. Kontrollorët bënë një gjë të ligjshme për paaftësi në punë. Ligji nuk ka pengesë kur i lind kontrollorit paaftësia, të gjithëve bashkë ose individualisht. S’ka pengesë ligjore duke i detyruar mos e deklaronin paaftësinë, është e lejuar.
PYETJA: Kanë ardhur kontrollorët turq dhe grekë, çfarë po ndodh me të tjerët?
AVOKATI: Kam qenë i fokusuar tek gjyqi. Nuk kam informacione të tjera. I kemi takuar të ndaluarit. Janë rënduar psikologjikisht. Nuk e kuptojnë si merret i pandehur një person që ia njeh ligji të drejtën.
Deklarata e paaftësisë është individuale. Çdo kontrollor e firmos individualisht. Si e ka ndikuar supervizori kontrollorin. Ka ngërç të habitshëm. Prokuroria çon tre organizatorë, po ekzekutorët duhet të ndiqen penalisht? Këta që bënë deklaratën e paaftësisë.
Ndikim politik? Kjo çështej u bë politike vetëm pasi ndodhi. S’ka ndikim politik. Për këdo do e çojmë në gjyq. Flora Ndrecës i është komunikuar zgjidhja e marrëdhënies së punës. Kemi besim të plotë tek sistemi i drejtësisë. Kjo është shpejtësia e drejtësisë, këto kushte kemi, këto do respektojmë.