3 atentate mafioze në pak ditë, “misteri” që i lidh viktimat në Vlorë dhe Elbasan

Prej javësh Shqipëria është tronditur nga atentate mafioze duke alarmuar Policinë e Shtetit.

Mbrëmjen e djeshme në Vlorë u ekzekutua për vdekje një tjetër I ri, Delion Troqa, 38-vjeçar. Për këtë krim mafioz, policia ka shoqëruar rreth 20 shtetas, shumica dëshmitarë okularë dhe të afërm të viktimës.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, vihet re se ka një të përbashkët mes 3 atentateve të fundit në Shqipëri, në qytetet Vlorë dhe Elbasan.

Në harkun kohor të dy javeve, janë ekzekutuar 3 të rinj, të cilët të përbashkët kishin ardhjen nga Spanja.

Ekzekutimi i Delion Troqës- 21 maj 2021

Mbrëmjen e së premtes, Delon Troqe, 38 vjeç u qëllua me armë zjarri dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës.

Mësohet se viktima kishte rreth 2 javë që ishte kthyer nga Spanja. Po ashtu, mësohet se viktima ka qenë i dënuar dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Troqe kishte në pronësi një servis skafesh në Vlorë.

Ndërkohë që një makinë është gjetur e djegur në zonën e Sherishtës në Vlorë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, të cilët pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes kanë djegur makinën për të fshehur gjurmët e vrasjes.

Ekzekutimi  i Everest  Çaka- 11 maj 2021

Elbasani u trondit nga vrasja e Everest Çakës i cili po udhëtonte me makinë bashkë me bashkëshorten ku u qëllua me breshëri plumbash duke i marrë jetën.

Nga ky atentat ngeli e plagosur edhe bashkëshortja e tij. Çifti kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri pasi kishin qëndruar një periudhë kohe në Spanjë.

Ekzekutimi i Bledar Birçajt-10 maj 2021

Në zonën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë është qëlluar teksa udhëtonte me mjetin e tij tip BMW Bledar Birçaj. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit nga plumbat e marrë.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë ndërkohë që në trupin e viktimës mendohet se janë konstatuar deri në 7 plumba.

Mësohet Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në Spanjë.

Ndaj edhe pista kryesore e hetimeve është përplasja e bandave për trafik droge në Spanjë.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. /albeu.com/

 


Shtuar 22.05.2021 11:55