Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar se është mbyllur zyrtarisht procesi zgjedhor për kryetarin e Degës Belsh dhe Maliq.
Pas numërimit të fletëve të votimit, kryetar i PD, dega Belsh, u shpall Dritan Flamur Cani me 94% të votave.
Ndërsa në qytetin e Maliqit, kryetari i partisë demokratike, dega Maliq u shpall Nevjon Xhevdet Kodrasi me 86% të votave./albeu.com