Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.
Blair erdhi në Kosovë në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të vendit, ku sot do t’i drejtohet Kuvendit, njofton Klankosova.tv.
Pos Blair-it, Osmani ka pritur edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ka mbajtur takim brenda Presidencës.