Organi i akuzës në Prishtinë ka konfirmuar se ka marrë njoftimet për incidentin e dyshuar të helmimit ushqimor, i cili besohet se ka prekur afro 20 qytetarë. Sipas të dhënave paraprake, personat e prekur kishin blerë sanduiçë në një degë të zinxhirit të restoranteve “Sach Pizza” në kryeqytet.
Të lidhura
None found
Në një komunikatë drejtuar mediave, zyra e Prokurorisë theksoi se prokurori kujdestar tashmë ka nisur mbledhjen e provave dhe veprimet procedurale. “Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë,” citohet në përgjigjen zyrtare.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës njoftoi se pas marrjes së sinjalizimit më 10 korrik 2026, menjëherë janë angazhuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorinë dhe agjencitë e tjera shtetërore. Zëdhënësi i policisë, Pllana, deklaroi se: “Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”.
Autoritetet kompetente po vijojnë punën hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
