Bilanci i qershorit në Vlorë: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza narkotike të sekuestruara

Policia e Vlorës ka publikuar raportin e aktivitetit për muajin qershor 2026, ku evidentohen 254 vepra penale të regjistruara. Prej këtyre, 240 janë zbardhur, duke reflektuar një përqindje zbulueshmërie prej 94.5%.

Sipas të dhënave të paraqitura nga drejtori i policisë, Edvin Ndreu, gjatë kësaj periudhe u identifikuan 280 autorë të dyshuar. Nga këta, 65 persona u arrestuan ose u ndaluan, 206 u proceduan në gjendje të lirë dhe 9 të tjerë u shpallën në kërkim.

Të lidhura

None found

Gjatë muajit u zhvilluan disa operacione të posaçme që shënjestruan grupet kriminale, trafikun e substancave të ndaluara dhe autorët e vjedhjeve. Këto aksione çuan në arrestimin e individëve me rrezikshmëri të lartë, përfshirë persona të kërkuar edhe në nivel ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve, u sekuestruan 6 armë zjarri, 4 armë të ftohta dhe 138 fishekë. Po ashtu, u kapën mbi 700 doza lëndësh narkotike si kokainë, MDMA, ketaminë, cannabis, ekstazi dhe “Tusi”, si dhe pesë pasuri me vlerë të konsiderueshme.

Në fushën e sigurisë rrugore, u evidentuan 65 shkelje penale dhe ndodhën 18 aksidente, ku tre persona humbën jetën. Policia vendosi mbi 15 mijë masa administrative dhe arrestoi 14 drejtues mjetesh për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit.

Ndërkohë, Policia Kufitare raportoi një rritje të ndjeshme të lëvizjeve turistike. Në pikat kufitare të qarkut u përpunuan mbi 202 mijë shtetas dhe rreth 40 mijë automjete, ndërsa u inspektuan 1 555 mjete lundruese. Pas kontrolleve, u bllokuan 66 mjete dhe u shqiptuan 68 masa administrative për shkelje të sigurisë detare.

Autoritetet kanë bërë të ditur se masat e sigurisë do të shtohen ndjeshëm gjatë sezonit turistik, duke rritur praninë e forcave të policisë dhe monitorimin e vazhdueshëm në rrugë, kufi dhe përgjatë vijës bregdetare.


Shtuar 13.07.2026 12:33

matbetfixbetjojobetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş