Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar regjistrimin e kandidatit për deputet në Berat, Plarent Aleksin.
Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të enjteje.
KQZ bëri me dije se arsyeja e refuzimit të Plarent Aleksit është sepse nuk ka arritur të mbledhë firmat e nevojshme për kandidat të pavarur.