Edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar protestat përgjatë rrugës që të çon në aeroport.
Në shenjë proteste për një vendim të dhënë nga ARRSH që e bën këtë rrugë vetëm me një sens lëvizje, banorët kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Banorët janë shprehur se penalizohen nga bllokimi i aksit rrugore pasi do të detyrohen të ndjekin një rrugë shumë më të gjatë për të kryer lëvizjet interubane. Sipas banorëve vendimi i ARRSH ka bllokuar penguar edhe rreth 130 fëmijë që të shkojnë në shkollë.
Disa ditë më parë, ARRSH vendosi që mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.
Të gjithë qytetarët që tashmë do të duhet që të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet që të ndjekin udhëzimet më të reja që ka nxjerrë ARRSH.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një njoftimi ka bërë me dije se qytetarët duke filluar nga 1 Maji për të shkuar në Rinas do të duhet që të përdorin vetëm një sens të lëvizjes.
Ndër të tjera theksohet se për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu në drejtim të Rinasit, do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport./albeu.com/