Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçare e cila ka goditur me sende të forta partnerin e saj pas një zënke. Policia bën me dije se vajza i ka shkaktuar të riut dëmtime në trup.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Talë të Lezhës. Dy të rinjtë u njohën në ‘Tik Tok” dhe vendosën të jetonin bashkë.
Vajza sapo kishte ardhur nga Italia, por tre ditësh bashkëjetesë djali i ka kërkuar që të ndahen dhe kjo nuk është pritur aspak mirë nga vajza, dhe e gjitha ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë. /albeu.com/