24 vdekje dhe 357 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 24 persona dhe janë regjistruar 357 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1.498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138.950. Tutje, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.833 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 157.618 persona.

Numri i rasteve aktive është 15.835./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 15:23