24 vatra zjarri brenda një dite, tetë mbeten aktive

Në 12 orët e fundit, në mbarë vendin janë evidentuar 23 vatra zjarri, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Prej tyre, 8 vazhdojnë të jenë aktive.

Për menaxhimin e situatës janë mobilizuar 310 forca operacionale, mes të cilave 103 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe 26 automjete zjarrfikëse. Në operacione morën pjesë gjithashtu 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, por ndërhyrjet nga ajri u pezulluan gjatë mbrëmjes.

Të lidhura

None found

Operacionet në terren po vazhdojnë në Dajt, Priskë të Madhe, Drenie të Patosit, Krujë, malin e Nemërçkës dhe malin e Dhëmbelit. Autoritetet sqarojnë se zonat e banuara nuk janë të rrezikuara.

Në Gurë-Lurë të Dibrës po kryhet një tjetër operacion i rëndësishëm. Për të mbrojtur komunitetin, pranë banesave u angazhuan ekipet zjarrfikëse, vullnetarët dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura.

Ndërkaq, zjarri i regjistruar në Vilëz të Kurbinit është neutralizuar plotësisht, sipas njoftimit të Ministrisë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat vendore po vijojnë bashkërendimin e punës dhe ndërhyrjet në terren, deri në shuarjen e plotë të të gjitha vatrave që mbeten aktive.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet