SHBA dhe Irani pritet të rikthehen në negociata në shtator, bisedimet do të zhvillohen në Romë

Një raund i ri negociatash mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit pritet të nisë në ditët e para të shtatorit.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, takimi i radhës do të mbahet në Romë. Departamenti i Shtetit i SHBA-së e konfirmoi zhvillimin e bisedimeve përmes një deklarate, duke bërë të ditur se Uashingtoni do të ketë rolin e ndërmjetësit.

Negociatat synojnë ndalimin e luftimeve në Liban, ku forcat izraelite kanë ndërmarrë sulme të herëpashershme ndaj objektivave të Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump i ka cilësuar iranianët si negociatorë dinakë dhe të pandershëm.

“Ata janë negociatorë dinakë, sepse bien dakord për diçka dhe pastaj dalin dhe thonë se nuk kanë rënë kurrë dakord për të. Ata janë njerëz të pandershëm“, deklaroi Trump gjatë një interviste.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se Irani po përballet me vështirësi të mëdha në aspektin ushtarak dhe ekonomik. “Ne kontrollojmë paratë e tyre, ne kemi kontroll të plotë. Unë jam bankieri i tyre. Ata kanë inflacion 300%, monedha e tyre është pothuajse e pavlerë”, shtoi presidenti amerikan.


Shtuar 11.08.2026 23:11

matbetholiganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomelexbet girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet