Marash Kumbulla do ta vijojë karrierën në La Liga si futbollist i Rayo Vallecano-s. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare e ka bërë vetë të ditur qëndrimin te skuadra spanjolle, duke publikuar në rrjetet sociale një postim ku shfaqet i buzëqeshur me fanellën e re.
Në mesazhin drejtuar tifozëve, lojtari kuqezi nuk e ka fshehur kënaqësinë për këtë etapë të rëndësishme të karrierës së tij. “I lumtur që jam këtu. Shumë i entuziazmuar që kthehem në La Liga dhe që bëj pjesë e një klubi të rëndësishëm. Një kapitull i ri fillon. Tani, është koha për të punuar”, ka deklaruar Kumbulla.
Të lidhura
None found
Kalimi te klubi nga Madridi i jep mbrojtësit shqiptar mundësinë të shtojë përvojën e tij në kampionatin spanjoll, ndërsa tashmë po përgatitet për sfidat e ardhshme me fanellën e Rayo Vallecano-s.
