23-vjeçari në Korçë tenton të vetëvritet me armë zjarri, reagon Policia

Një 23-vjeçar në Korçë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Fatmirësisht ngjarja e rëndë është shmangur dhe policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2021, rreth orës 14:20, në Urgjencën e Spitalit Korçë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, i cili në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./albeu.com/