Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 954 analiza dhe janë regjistruar 222 raste të reja me Covid-19.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (222), janë regjistruar 41 riinfeksione.
Janë regjistruar 268 pacientë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy të vdekur, nga Shkupi (79 vjeç) dhe Kërçova (83 vjeç).
Deri më tani në Maqedoni janë kryer gjithsej 2.151.148 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë është 340.341, numri i të shëruarve është 329.192, numri i të vdekurve është 9.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.660.