Fernandes mbështet Ronaldon: Askush nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve i vetëm

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka mbrojtur yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo që është kritikuar shumë pas eliminimit nga Porto.

Klubi italian u eliminua në 1/16 e finales nga Porto pas një ndeshje dramatike.Fernandes që është bashkëlojtar i Ronaldos te Kombëtarja e Portugalisë insiston se askush nuk mundet ta fitojë Ligën e Kampionëve i vetë.

“Ka fituar shumë, por askush nuk mund ta fitojë i vetëm. E kuptoj se prezenca e tij ka bërë që Juventus të jetë i entuziazmuar për Ligën e Kampionëve, por kur një skuadër humb, humb e gjithë skuadra, jo vetëm një lojtar”, tha ai.

Së fundmi kanë nisur spekulimet se Ronaldo do largohet dhe është i lidhur me rikthimin te Sporting CP ose Manchester United.


Shtuar 11.03.2021 16:52