19 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, ja sa raste të reja u shënuan sot

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e fundit janë shënuar 2 019 raste të reja, 19 viktima si dhe 917 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 261 347, i të shëruarve 231 179, ndërsa numri i viktimave shkon në 8,285.


Shtuar 26.01.2022 17:48