Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Tiranë që ishte kthyer në makthin e bizneseve. I riu, autor i 6 vjedhjeve të tjera, u kap nga policia dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes së një droni në një firmë ndërtimi.
Zbardhen dhe dokumentohen edhe 6 vjedhje të tjera që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Tiranës.
Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.
Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë bashkautor dhe i 6 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve tetor dhe nëntor, konkretisht:
Më datë 11.10.2021, në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;
Më datë 29.10.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër kursesh;
Më datë 30.10.2021, në rrugën “Marco Boçari”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;
Më datë 30.10.2021, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër fizioterapie;
Më datë 31.10.2021, në rrugën “Vaso Pasha”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;
Më datë 04.11.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një restorant.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com