18 vite nga vdekja e Ibrahim Rugovës, Begaj: Model frymëzimi për politikanët

Sot në 18-vjetorin e vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka vlerësuar figurën e tij.

Begaj shkruan se Ibrahim Rugova, mbetet një model frymëzimi për politikanët në Shqipëri dhe në Kosovë.

Postimi:

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Presidenti Bajram Begaj.

 


Shtuar 21.01.2024 10:44