Janë zbuluar detaje të reja nga kapja e 17 kg heroinë në Portin e Durrësit.
Në pranga ka rënë shoferi i kamionit, një 48-vjeçar nga Vlora.
Ky i fundit ka mohuar kategorikisht se ka pasur lidhje me trafikun e heroinës, duke shtuar se ishte i punësuar dhe se në Itali po shkonte për të marrë mallra.
“Nuk kam dijeni për drogën, jam i punësuar, do shkoja për të marrë mallra jashtë,”-tha shoferi i kamionit.
Heroina ishte e vendosur në depozitën e kamionit dhe u pikas nga kontrolli me skaner, pasi mjeti ishte bosh.