17 kg heroinë në kamion, gjykata vendos masën e sigurisë për shoferin 55-vjeçar

Është marrë vendimi nga ana e Gjykatës së Durrësit për 55-vjeçarin, Sulo Pajo shoferin e kamionit ku u sekuestruan 17 kilogramë heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit pas një hetimi dhe  aksioni të nisur nga policia e Shkodrës.

Droga ishte fshehur brenda një kamioni me targa shqiptare dhe që kishte si destinacion Malin e Zi. Mësohet se për një kontroll më të specializuar kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku dhe rezultoi se ishte fshehur lënda narkotike.

Kujtojmë se kjo sasi e kapur droge, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 300 kilogramë kokainë, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.

 


Shtuar 30.06.2021 10:20