1400 raste të reja me koronavirus në vetëm 24 orët e fundit në Itali

Italia ka regjistruar 1.400 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sakaq, autoritetet shëndetësore të vendit fqinj bëjnë me dije se kanë humbur betejën me koronavirusin 12 qytetarë.

Në njësitë e kujdesit intensiv janë të shtruar 161 pacientë, ndërkohë që 1.147 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma të lehta të virusit.

Ndërkohë në gjithë Italinë numërohen 41.015 raste pozitivë.


Shtuar 10.07.2021 22:52