137 kg kokainë në Portin e Durrësit, Gjykata e Posaçme nuk ua kursen vitet e burgut Altin Myslihakës dhe Adrian Begalës

Gjykata e Posaçme jep vendimin për të arrestuarit për 137 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit, 2 vite më parë.

Për Altin Myslihakën GJKKO dha 15 vjet burg, që nga gjykimi shkurtuar do të bëjë 10 vjet burgim. Ndërsa 12.6 vite burg u dhanë për Adrian Begalën, nga gjykimi shkurtuar mbetën 8.4 vjet burgim.

Kokaina e kapur në Durrës vinte nga Greqia. Vijon të jetë ende në kërkim për këtë çështje Gentjjan Malindin, dhe për këtë shkak është pezulluar për një vit procesi ndaj tij./albeu.com/