Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në Neë York me rastin e 110 vjetorit të shoqatës Pan-Shqiptare “VATRA’.
Meta ka shprehur mirënjohjen për përpjekjet e veteranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin kombëtar, europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Komentet Meta i bëri përmes një postimi në Facebook, ndërsa ka shtuar se me përpjekjet e tyre, anëtarët e VATRË-s kanë ndikuar në procesit integruese të vendit.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”.
Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.
Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!/albeu.com/