Gjyqi i humbur i kryeministrit shqiptar Edi Rama përballë Becchettit, do i kushtojë shqiptarëve 110 milion euro faturë.
Kryeopozitari Lulzim Basha gjatë një interviste televizive në Syri.tv ka deklaruar se me të ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të 25 Prillit, do të sigurohet që këtë gjobë të majme t’a paguajë vetë kryeministri Rama.
Pjese nga intervista:
Bledian Koka: Në Shtator kur të merrni detyrën nëse ju do të fitoni zgjedhjet e 25 Prillit në tryezën tuaj do të gjeni ndër të tjera edhe një vendim të ICID-it që e detyron qeverinë shqiptare të paguajë mos gabohem 110 milion euro për biznesmenin Francesko Beketi, a do ta paguani ju këtë gjobë me taksat dhe paratë dhe paratë e taksapaguesve shqiptarë?
Lulzim Basha: Një nga masat që do të marrim në kuadër të korrigjimit të padrejtësive të këtyre 8 viteve do të jetë përgjegjësia personale pra përgjigja me pasuritë personale të atyre që i kanë shkaktuar dëme të kundërligjshme shtetit shqiptar me vetëdije dhe rasti i Beketi-t është fare i qartë.
Një media ka zbuluar një pjesë të vendimit që më thonë është maja e ajsbergut ku përfaqësuesi i Edi Ramës ulet me Beketin dhe i thotë ndrysho linjën editoriale që të të lëmë të qetë dhe kjo është një vepër penale, natyrisht, nëse prokuroria shqiptare do të kishte duart e lira sot sekretari i përgjithshëm do të ishte i pandehur ndoshta dhe i arrestuar.
Gazetari: Ëngjëll Agaçi?
Lulzim BASHA: Ëngjëll Agaçi. Absolutisht po. Sot ndoshta dhe vetë kryeministri do ishte marrë i pandehur, siç janë marrë shumë nga kryeministrat, edhe presidentë të pandehur edhe në kohë fushate. Një nga vlerat e shtuara të 25 Prillit është që do t’i japë fund kulturës të pandëshkueshmërisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve që në vend ti ndëshkojnë, kriminelët
Bledian Koka: Pse do të fusni duart te drejtësia zoti Basha që do t’i detyroni ‘ti dënojnë ata?
Lulzim Basha: Kriminelët dhe politikanët e korruptuar, i mbrojnë ata. Politika duhet të bëjë që drejtësia të funksionojë, është të mbajë duart larg nga drejtësia dhe të lejojë që drejtësia të bëjë punën e saj.
Bledian Koka: Pra do ti paguani paratë e Beketit me paratë e zotit Rama, zotit Agaçi dhe zotit Veliaj me shumë gjasë, nëse i referoheni.
Lulzim Basha: Do të kalojmë në legjislacion për të cilin kemi nisur konsultimet tashmë me juristë të njohur ndërkombëtarë, të institucioneve ndërkombëtare për të bërë atë që njihet në terminologjinë juridike si kalimi i përgjegjësisë financiare për një dëm të shkaktuar interesit publik si përgjegjësi individuale. /albeu.com/