11 MAJI/ SHBA u kujton shqiptarëve: Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim

Ambasada amerikane në vendin tonë ka dalë me një tjetër mesazh për qytetarët shqiptarë.

Në reagimin e saj, ambasada u kujton shqiptarëve se vota e tyre është zëri dhe e ardhmja e tyre.

E si e tillë, Ambasada e SHBA-së, u kujton shqiptarëve se vota e tyre nuk ka çmim, duke nënkuptuar që të mos e shesin votën e tyre më 11 maj.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim”, thuhet në mesazhin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.


Shtuar 9.05.2025 12:07