Në konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka vlerësuar se ekonomia shqiptare përballet sot me tre sfida kryesore, të cilat kërkojnë politika të kujdesshme dhe përshtatje me realitetet e reja globale.
Sejko tha se sfida e parë lidhet me rritjen e tensioneve gjeopolitike në arenën ndërkombëtare, të cilat kanë sjellë një “realitet të ri ekonomik” me barriera më të larta tregtare dhe lëvizje më të kufizuara të kapitalit.
Ai deklaroi se; “rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE”.
Gent Sejko: Sfida e parë është rritja e tensioneve gjeopolitike në ambientin e huaj. Rritja e barrierave tregtare janë një realitet i ri ekonomik.
Sfida e dytë është inovacioni i shpejtë financiar. Gjatë dekadës së fundit ne jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të shpejtë financiar i cili ka potencialin të tranformojë këtë industri. Dixhitalizimi i sistemit të pagesave dhe përdorimi i teknologjisë ka përfitimet dhe rreziqet e veta.
Sfida e tretë ka të bëjë me vetë stadin e zhvillimit të Shqipërisë. Si një vend me të ardhura të mesme Shqipëria është e ekspozuar ndaj një konkurrence më të fortë për kapital e fuqi punëtore në tregun evropian. Shqipërisë i duhet të bazojë më shumë modelin e zhvillimit te rritja e produktivitetit dhe avantazheve të saj krahasuese. Kjo sfide e fundit bëhet edhe me komplekse në prani të trendëve të pafavorshme demokratike që vendosin një premiom të lartë për fuqi punëtore të kualifikuar.
Rreziqet që vijnë nga këto sfida tejkalohen si në cilësi dhe sasi nga oportunitetet që ofron procesi i anëtarësimit në BE.
